Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka regjistruar fitoren e parë historike në fazën kryesore të UEFA Conference League, duke mposhtur Lincoln Red Imps me rezultatin 2:1 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Albanese kaloi Egnatian në epërsi në minutën e 47-të, ndërsa Idrissi barazoi përkohësisht për mysafirët. Golin e fitores e shënoi Medeiros në minutën e 81-të. Pas dy barazimeve dhe një humbjeje në tri ndeshjet e para, Egnatia e shfrytëzoi sfidën e katërt për të shënuar një sukses historik në Evropë.

