Një mision i ri për Shkodran Mustafin në futbollin gjerman

Ish-futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, po vazhdon të jetë pjesë e futbollit gjerman, tashmë në një rol të ri jashtë fushës së lojës.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 2014 është pjesë e stafit teknik të Kombëtares U21 të Gjermanisë, ku ushtron detyrën e ndihmëstrajnerit.

Me përvojën e tij të pasur në futbollin ndërkombëtar, Mustafi po kontribuon në zhvillimin dhe përgatitjen e gjeneratës së re të futbollistëve gjermanë.

Një kapitull i ri në karrierën e tij, këtë herë me synimin për të ndihmuar talentet e reja të bëjnë hapin drejt futbollit të nivelit të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close