Xhaka do të mungojë më gjatë sesa ishte menduar, e konfirmon trajneri i Sunderlandit

Sunderland do të përballet me një mungesë të rëndësishme në udhëtimin ndaj Aston Villas, pasi Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë jashtë fushave për shkak të një lëndimi në pulpë.

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar do të mungojë edhe për një periudhë, pa dhënë një afat të saktë për rikthimin e tij, shkruan Indeksonline

Ndërkohë, shqetësime ka edhe për sulmuesin Brian Brobbey, i cili ka pësuar një lëndim të ri. Le Bris ka sqaruar se bëhet fjalë për një dëmtim tjetër dhe jo për përsëritje të lëndimit të mëparshëm.

Brobbey do të vlerësohet javë pas jave, pasi bëhet fjalë për një lëndim të ri dhe jo për rikthim të problemit të mëparshëm.

Kështu, Sunderland pritet të jetë pa dy futbollistët e rëndësishëm në duelin ndaj Aston Villas, që zhvillohet të shtunën, më 21 nëntor, në kuadër të Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close