Goditja e madhe e janarit? “Topçinjtë” trokasin në dyert e Julian Alvarezit

Arsenali nis lëvizjet për Julian Alvarezin, zyrtarët londinezë udhëtojnë drejt Madridit

Arsenali ka zhvilluar kontakte të reja me Julian Alvarezin dhe përfaqësuesit e tij, në kuadër të një transferimi të mundshëm nga Atletico Madridi.

Sipas mediumit “El Nacional”, zyrtarë të klubit londinez kanë udhëtuar drejt Madridit për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta me palën e futbollistit argjentinas.

Arsenali tashmë po e shqyrton mundësinë që të bëjë një ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri Mikel Arteta e sheh Alvarezin si një alternativë për sulmuesin Viktor Gyokeres, ndërsa londinezët synojnë ta përforcojnë repartin ofensiv.

Nga ana tjetër, Atletico Madridi mund të marrë në konsideratë shitjen e sulmuesit drejt një klubi jashtë Spanjës.

Për momentin nuk ka një marrëveshje konkrete, por interesimi i Arsenalit për kampionin e botës me Argjentinën po bëhet gjithnjë e më serioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close