Mësohet orari i ndeshjeve të xhiros së 10-të në elitë

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka mbyllur rrethin e parë pas përfundimit të xhiros së 9-të në program, teksa në fundjavë do të nis rrethi i dytë me ndeshjet e xhiros së 10-të.

Për këtë fazë të kampionatit janë caktuar edhe datat dhe oraret e takimeve. Xhiroja e 10-të do të nis të shtunën me dy ndeshje, me Shkëndijën e Haraçinës që përballet me Strugën nga ora 12:00 dhe nga ora 14;00 Bregallnica luan me Vardarin.

Të dielën Bashkimi luan me Sileksin, teksa Shkëndija e Tetovës zhvillon transfertën me Skopjen. Kjo xhiro mbyllet të hënën me duelin e vetëm ndërmjet Arsimit dhe Tikveshit që është e programuar nga ora 14:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close