Shkëndija në Gjibraltar për duelin e parë eliminatorë në Ligën e Konferencës

Skuadra e Shkëndijës këtë të enjte do të nis rrugëtimin e ri europian në Ligën e Konferencës.

Tetovarët gjatë kësaj të marte kanë udhëtuar drejt Gjibraltarit për duelin që do ta luajnë ndaj Europa FC në kuadër të raundit të parë eliminatorë në Ligën e Konferencës.

Kuqezinjtë janë favorit në letër në këtë duel, ku pritet që mos të kenë shumë vështirësi për tu kualifikuar në raundin e radhës. Shkëndija nis me një epokë të re nën drejtimin e Artim Pollozhanit, ku synimi mbetet që sërish të sigurojnë grupet e këtij kompeticioni si vitin e kaluar.

Skuadra shqiptare nesër do të ketë stërvitjen zyrtare dhe do ti bëjë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje. Takimi ndërmjet Europa FC dhe Shkëndija do të zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora 19:30. /Sportmania/  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close