Mevlan Adili, mbrojtësi numër një në Superligën e Kosovës

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Mevlan Adili, ka mbyllur një sezon të shkëlqyer në aspektin personal në elitën e futbollit kosovar, duke u renditur si mbrojtësi më i mirë i Superligës së Kosovës për edicionin e fundit.

Mbrojtësi i Gjilanit ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së tij gjatë gjithë kampionatit dhe në fund është vlerësuar si më i miri nga Sofaskor. Adili ka rezultuar mbrojtësi më i vlerësuar në kampionatin kosovar me notën 7.10, duke lënë pas shumë emra të njohur të futbollit kosovar.

Pas tij në renditje vjen futbollisti tjetër nga Maqedonia, Egzon Bejtullai, i cili pati një sezon të suksesshëm me Dritën, duke fituar titullin kampion. Në mesin e mbrojtësve më të vlerësuar të sezonit renditen edhe Jorgo Pëllumbi, Dreni Kryeziu dhe Ardian Limani.

Gjithashtu në listën e 10 mbrojtësve më të mirë të Superligës së Kosovës është përfshirë edhe një tjetër futbollist shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Mexhit Neziri i Ferizajt./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close