Zlatko Dalic për gjendjen e Modricit: Besoj se do jetë në formë të mirë për Kupën e Botës

Trajneri, Zltako Dalic ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e Kupës së Botës 2026.

Dalic foli edhe për gjendjen e mesfushorit, Luka Modric.

Sipas Dalic, mesfushori i Milanit është në gjendje të mirë dhe s’ka dyshime se do jetë në formë për Kupën e Botës 2026.

“Ai po stërvitet me maskë dhe po ndihet mirë. Ndoshta kjo pauzë i ka bërë mirë. Do ta vlerësojmë gjendjen e tij, por nuk kam asnjë dyshim tek ai. Besoj se do të jetë në formë të mirë”, u shpreh trajneri Dalic.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close