Klubi kërçovar ka shprehur mirënjohje për gjithë kontribuuesit që ndihmuan skuadrën gjatë sezonit 2025/26 në Ligën e Tretë-Perëndim.

KF Vëllazërimi Kërçovë ka publikuar një mesazh falënderimi për të gjithë mbështetësit, afaristët dhe mërgimtarët kërçovarë që kontribuuan në funksionimin dhe mbështetjen e klubit gjatë sezonit 2025/26 në Ligën e Tretë-Perëndim.
Nga klubi theksojnë se përkrahja e komunitetit ka qenë jetike për vazhdimësinë dhe funksionimin e skuadrës, duke vlerësuar çdo ndihmë dhe angazhim të dhënë gjatë gjithë sezonit.
“Si klub qyteti, Vëllazërimi gjithmonë është mbështetur te njerëzit e tij. Falënderojmë sinqerisht gjithë afaristët, mërgimtarët dhe adhuruesit kërçovarë që qëndruan pranë klubit dhe ndihmuan në çdo formë gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet mes tjerash në reagimin e klubit.
Nga Vëllazërimi shtojnë se mbështetja morale dhe financiare nga komuniteti mbetet forca kryesore për vazhdimin e projektit dhe synimeve të klubit në të ardhmen.

