Si babai si e bija, vajza e Modriqit fiton trofe me grupmoshat e Milanit

Dinastia e Luka Modriqit po duket që do të vazhdojë edhe në futbollin e femrave.

Kjo pasi që vajza e tij, Ema po shkon hapave të tij duke fituar trofe me Milanin, e cila pati rol kryesor në fitimin e kësaj kupe.

Ajo shënoi në fitoren çerekfinale kundër Sassuolos , ndërsa Milani eliminoi gjithashtu Juventusin në gjysmëfinale.

Ndikimi i saj në rritje në fushë ka tërhequr tashmë vëmendjen, me shumë njerëz që theksojnë aftësinë e saj teknike dhe kuptimin e lojës .

E veçanta e kësaj është se në finale e mposhtën rivalin e tyre të përjetshëm, Interin me rezultat 2-0

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close