FFM demanton për incidentin me flamurin shqiptar në duelin Shkëndija Haraçinë – Prespa

Federarta e futbollit të Maqedonisë në mënyrën më të ashpër i demanton pretendimet e bëra publike nga gazetari Furkan Saliu idhur me ndeshjet Vardar – Bashkimi dhe Shkëndija Haraçinë – Prespa.

REAGIMI I FFM-së: 

As FFM, e aq më pak presidenti Masar Omeragiq, nuk kanë kërkuar dhe as nuk kanë dhënë ndonjë urdhër për largimin e flamujve shqiptarë në ndeshjen Shkëndija Haraçinë – Prespa.

Pretendime të tilla janë plotësisht të pavërteta dhe përbëjnë manipulim të rëndë me opinionin publik, me qëllim të qartë për të krijuar një sfond politik të paqenë atje ku ai nuk ekziston.

Sa i përket akuzave për gjoja përdorim force nga policia në ndeshjen Vardar – Bashkimi, i hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime. Përkundrazi, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) e kanë kryer detyrën e tyre në mënyrë shumë profesionale dhe jashtëzakonisht korrekte, madje edhe në momentet kur janë sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga persona të strukturave drejtuese të klubit nga Kumanova.

Përpjekjet për ta paraqitur këtë si “përdorim force” janë tendencioze dhe qëllimkëqija.

Nuk është e qartë për çfarë arsye Furkan Saliu, me të pavërteta dhe konstruksione manipuluese, përpiqet të imponojë një narrativë që krijon vetëm urrejtje dhe përçarje.

Shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve dhe publikimi i gënjeshtrave të hapura nuk është gazetari, por një lojë e rrezikshme me opinionin publik.

Gazetaria nuk nënkupton sensacionalizëm me çdo kusht, as mbledhje pikësh politike përmes futbollit. Ajo nënkupton përgjegjësi, verifikim faktesh dhe qasje profesionale – diçka që në këtë rast dukshëm mungon.

Nëse ka paqartësi, dyert e FFM-së janë të hapura për shqyrtim të fakteve dhe dokumentacionit zyrtar video. Personalisht e ftojmë Furkan Saliun të vijë në FFM dhe për këtë rast, ashtu siç vepron kur dëshiron të imponojë publikisht një qëndrim apo tezë në favor të Shkëndijës Haraçinës, të njihet drejtpërdrejt me të gjitha faktet relevante.

FFM nuk ka ndërmend të zhvillojë polemika publike apo përplasje mediatike, as të vihet në pozitë që ta dëshmojë të vërtetën nëpërmjet gjykatave. Megjithatë, nëse vazhdojnë të pavërtetat dhe pretendimet shpifëse, do të detyrohemi të ndërmarrim të gjithë mekanizmat ligjorë në dispozicion për mbrojtjen e reputacionit dhe integritetit të Federatës.

Konsiderojmë se është e padenjë që dikush që deklarohet si gazetar të publikojë informacione të paverifikuara dhe të pasakta me një peshë dhe pasoja të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close