Disa gazetarë (njëri prej to Cakir Yusuf Yiza i gazetës Hedef Halk Gazetesi, gazetar me përvojë të madhe dhe ish-pjesë e Samsunsporit) dhe tifozë nga Turqia kanë qëndruar në Tetovë pas ndeshjes mes Shkëndijës dhe Samsunsporit (0:1) në UEFA Conference League, duke treguar edhe një herë se futbolli bashkon përtej rezultatit. Ata u ndalën te kafeneja “Te Caka”, e cila frekuentohet shpesh nga tifozë që ndjekin skuadrat turke.

Kafeneja ndodhet ngjitur me “Xhaminë e Larme”, simbol i Tetovës. Vizitorët turq u fotografuan edhe me shallin e Shkëndijës, duke dhënë një mesazh të qartë, në futboll rivaliteti zgjat vetëm 90 minuta në fushë, ndërsa jashtë saj mbeten respekti, miqësia dhe sportiviteti.

