Ish-lojtari i kuqezinjve, tashmë pjesë e Struga Trim Lum, ka folur para përballjes së sotme në Tetovë, ku skuadra e tij do të jetë mysafire e kampionit në fuqi.

“Ndeshje derbi dhe përballje me një nga skuadrat më të mira në vend. I njohim cilësitë e Shkëndijës, por besoj se ne si Struga Trim Lum jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin,” u shpreh Bojku.
Sipas tij, Struga udhëton në Tetovë pa presion dhe me dëshirën për të luajtur futboll cilësor.
“Derbit janë gjithmonë të paparashikueshme dhe shpesh vendosen nga një episod. Ne shkojmë pa ngarkesë psikologjike, për të luajtur lojën tonë dhe në fund le të fitojë më i miri.”

