Gjysmësezoni pranveror në LPFMV nis sot me derbin Shkëndija–Struga Trim&Lum, në kuadër të xhiros së 17-të. Para kësaj përballjeje, për mediat dje foli mesfushori i kuqezinjve, Arbin Zejnullai.

“Është derbi, këtë e tregojnë edhe pozitat në tabelë. Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe na duhet patjetër fitorja,” u shpreh Zejnullai.
Ai theksoi se skuadra është e përgatitur dhe e ka analizuar me kujdes kundërshtarin.
“Jemi gati, kemi bërë analizën e duhur dhe nëse paraqitemi në fushë ashtu siç jemi marrë vesh, besoj se në fund do ta arrijmë fitoren.”
Ndeshja Shkëndija–Struga Trim&Lum zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim nga ora 14:00.

