Menaxheri nga Shkupi, Sedat Duraki, po vazhdon të depërtojë fuqishëm në tregun ndërkombëtar të transferimeve, duke realizuar edhe një tjetër marrëveshje të rëndësishme mes ligave të forta evropiane.

Transferimi i fundit e sheh futbollistin Brekalo të kalojë nga Oviedo në Spanjë te ekipi gjerman Hertha Berlin.
Ky është një tjetër hap i madh për agjensionin e Durakit, i cili tashmë ka shtuar ndjeshëm numrin e transferimeve që lidhin kampionate të nivelit të lartë, në këtë rast nga futbolli spanjoll drejt atij gjerman.
Pjesë e rëndësishme e këtij transferimi ishte edhe Fisnik Nuhiu, ish-drejtori sportiv i Renovës, i cili prej një kohe është bashkuar me agjensionin e Sedat Durakit. Nuhiu po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një krah i fortë dhe i besueshëm në operimet e tyre në tregun e transferimeve.
Ky transferim vetëm sa përforcon reputacionin e Sedat Durakit si një nga emrat shqiptarë më aktivë dhe më seriozë në menaxhimin e futbollistëve në arenën evropiane.

