Ekskluzive | Fiton Ademi transferohet në Kosovë te KF Llapi 

Pas disa ditësh pritjeje, Sportmania mëson ekskluzivisht se ish-sulmuesi i KF Shkëndija, Fiton Ademi, do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, te KF Llapi.

Sulmuesi u largua nga Shkëndija gjatë afatit të janarit me kërkesë personale, ndërsa në ditët e fundit u përfol për një transferim të mundshëm te Oleksandrya në Ukrainë. Megjithatë, marrëveshja dështoi në momentet e fundit, pasi klubi ukrainas ndryshoi kushtet financiare.

Pas kësaj situate, Ademi ka vendosur të bashkohet me Llapin, ku beson se do të ketë më shumë hapësira për lojë, minuta të rregullta dhe mundësi për të treguar vlerat e tij me gola dhe paraqitje bindëse, me synimin për të hedhur një hap tjetër përpara në karrierë.

Zyrtarizimi i transferimit pritet së shpejti, ndërsa Fiton Ademi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close