KBF Peja 03 prezanton trajnerin e ri, Muja Thaçi

KBF Peja 03 ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, Muhamed Thaçi nga Shkupi, një emër i njohur në basketbollin rajonal dhe ndërkombëtar.

Thaçi te Peja shkon me një përvojë mbresëlënëse si ish-lojtar profesionist dhe trajner me sukses të dëshmuar në Kosovë, Gjeorgji dhe Izrael.

Gjatë karrierës së tij ai ka arritur rezultate të rëndësishme, përfshirë paraqitjet e suksesshme me Dinamo Tbilisi si dhe shpalljen kampion në Izrael me klubin Elitzur Ramla, duke u konfirmuar si një profesionist me standarde të larta.

Sot, Thaçi zhvilloi edhe seancën e tij të parë stërvitore me ekipin, ndërsa te klubi presin që energjia, ambicia dhe përkushtimi i tij të sjellin rritje dhe rezultate të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close