Lewa drejt largimit nga Barcelona, ka interesim nga Arabia Saudite 

Robert Lewandowski mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Sipas “Al-Riyadiyah”, sulmuesi polak mund ta vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, me skuadrat si Al-Nassr dhe Al-Hilal të interesuara për të.

Transferimi i mundshëm i Lewandowskit në Arabinë Saudite mund të shkaktojë një tranzicion të ri te Barcelona, ​​​​duke i detyruar katalanasit të nënshkruajnë një sulmues të ri në merkato.

Lewa, këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës, ku i cili ka shënuar 42 gola në 52 paraqitje dhe ka arritur të fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit si dhe Superkupën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close