Mesfushori i krahut të majtë, Besir Demiri, do të vazhdojë të jetë pjesë e Rabotniçkit edhe për dy sezone të tjera. Klubi nga Shkupi ka zyrtarizuar sot vazhdimin e kontratës me futbollistin shqiptar deri në qershor të vitit 2027.

Demiri, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në radhët e Rabotniçkit, do të ketë mundësinë të vazhdojë kontributin e tij në projektin e klubit për të ardhmen, duke sjellë eksperiencën dhe kualitetin e tij në mesin e fushës.
Ky është një sinjal i qartë nga ana e klubit për të mbajtur boshtin kryesor të skuadrës, ndërsa pritet të ketë edhe lëvizje të tjera në merkato gjatë verës.
Sportmania do të vazhdojë të ndjekë nga afër çdo zhvillim në kampionatin vendor dhe paraqitjet e futbollistëve shqiptarë!

