Ancelotti me të gjitha forcat kërkon ”mrekullinë” ndaj Arsenalit, publikohet formacioni zyrtar i Real Madridit

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të mësohen edhe skuadrat gjysëmfinaliste.

Në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, Real Madridi do të jetë nikoqire e Arsenalit, ndeshje e cila nis nga ora 21:00.

“Los Blancos” do të tentojnë të bëjnë mrekullinë dhe të përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë, ku pësuan humbje me rezultat 3-0.

Carlo Ancelotti nuk ka asgjë për të humbur dhe tashmë ka publikuar formacionin zyrtar, ku në 11-shen startuese janë të gjithë yjet e skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close