Zelanda e Re, kualifikohet në Botëror pas 15 viteve

Përfaqësuesja e Zelandës së Re ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në vitin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ata kanë arritur të mposhtin favoritin tjetër nga OFC, Kaledoninë e Re me rezultat 0-3. Golat e kësaj ndeshjeje u shënuan nga Boksall në minutën e 61-të, Barbaroses në minutën e 66-të dhe Xhust në minutën e 80-të. Zelanda e Re, bën rikthimin në Botëror për herë të parë që nga viti 2010, që ishte mbajtur në Afrikën e Jugut. Gjithashtu, Zelanda e Re, bëhet Kombëtarja e pestë që siguron pjesëmarrjen në Botëror pas asaj të Japonisë dhe të nikoqirëve, SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close