Futbollistja e Barcelonës akuzohet për “ngacmim seksual”?!

Futbollistja e Barcelonës, Mapi Leon, po akuzohet për ngacmim seksual gjatë ndeshjes kundër rivalit lokal, Espanjoll. Gjatë ndeshjes, Leon preku në pjesët intime kundërshtaren e saj, Daniela Karakas. Ekipi i Espanjollit ka reaguar menjëherë dhe tashmë ka çuar këtë rast në gjykatë dhe në Federatën e Futbollit të Spanjës.

“Gjatë ndeshjes, lojtarja e Barcelonës, Maria Pilar Leon, pas një shtyrje me Daniele Karakas, bëri një gjest me dorë, duke shkelur intimitetin e lojtares sonë”, shkruhet në reagimin e klubit të Espanjollit.

“Edhe pse Karakas nuk ishte në gjendje të reagonte në atë moment, për shkak të ndikimit të situatës, më vonë, pasi kujtoi atë që kishte ndodhur, ajo u bë e vetëdijshme për seriozitetin e gjestit, por zgjodhi të mos reagonte me zemërim për të shmangur një sanksion disiplonor që do e dëmtonte ekipin”, vazhdon reagimi i klubit.

Në një deklaratë të lëshuar përmes faqes së internetit të Barcelonës, Leon ka hedhur poshtë akuzat ndaj saj.

“Në asnjë moment nuk kam cenuar, as nuk ka qenë qëllimi im, intimitetin e kolegës sime profesioniste Daniela Karakas. Siç tregojnë pamjet, ishte pjesë e një aksioni loje ku ajo më prek qëllimisht dhe unë i preka këmbën si reagim ndaj përplasjes. Nuk kam asnjë kontakt me pjesët e saj intime, dhe sigurisht asnjë qëllim,” thuhet në reagimin e barcelonës./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close