Besa e Dobërdollit ka shënuar fitore në testin miqësor ndaj Pelisterit, në ndeshjen e zhvilluar në Ohër. Skuadra nga Dobërdolli tregoi paraqitje solide, duke fituar me rezultat 2:0.

Golashënuesit e kësaj ndeshjeje ishin Arsim Lamallari dhe Admir Latifi, të cilët vulosën suksesin e Besës në këtë duel përgatitor. Ky rezultat është një sinjal pozitiv për ekipin në prag të vazhdimit të kampionatit, teksa synon të jetë sa më konkurrues në pjesën e dytë të sezonit.

