Trajneri e konfirmon, Broja do qëndrojë 10-12 javë jashtë terrenit!

Pikërisht atëherë kur të gjithë shpresonin se “bomberi” kuqezi ishte rikthyer në nivele të larta, ishte rikthyer të luante si titullar, dy dëmtime të njëpasnjëshme e detyrojnë të “parkojë” sërish në infermieri. Ishte e qartë se këtë herë bëhej fjalë për një dëmtim serioz, pasi Broja doli nga fusha me barelë, por stafi mjekësor i Everton priste fillimisht që t’i ulej ënjtja në kavilje për t’iu nënshtruar një skaneri të dytë.

Për fat të keq, analizat e skanerit nuk ishin shumë pozitive, fakt që e konfirmoi edhe trajneri Dejvid Mojs në konferencë për shtyp.

Armando Broja do të mungojë diku te 10-12 javë, është dëmtim i kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë gjasa që ai të rikthehet prapë te Çellsi dhe huazimi të mbyllet këtu”.

Kjo deklaratë e Moyes vjen si një “bombë” e vërtetë pasi në këto kushte praktikisht Broja mbyll sezonin. Kjo është një goditje shumë e rëndë për Brojën, por dhe për kombëtaren e Shqipërisë, pasi trajneri Silvinjo duhet të bëjë llogaritë pa të në dy sfidat e muajit mars. Prezenca e tij është në dyshim të fortë edhe për takimet e qershorit, sfidën kundër Serbisë, pasi nëse rikthehet te Çellsi, është thuajse e pamundur që Broja të bëhet pjesë e ekipit pasi në verë ishte trajneri Mareska ai i cili e nxori në shitje sulmuesin shqiptar duke konfirmuar se nuk bën pjesë në planet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close