Ndërkohë që Arsenali po përpiqet të gjejë vazhdimësi, Liverpooli po kalon një ritëm të jashtëzakonshëm në Premierligë, duke përfituar plotësisht nga kriza që ka goditur Manchester Cityn.

Reds kanë 12 pikë epërsi dhe një lojë më pak ndaj ‘Qytetarëve’. Por e gjithë kjo nuk mjafton për ta lënë të qetë Mohamed Salah (19 ndeshje dhe 18 gola në Premier League këtë sezon).
“Jam mjaft i befasuar nga Manchester City, por e kuptoj. Ata kanë gjithmonë të njëjtin trajner, të njëjtët lojtarë,”- shpjegoi sulmuesi i Liverpoolit i intervistuar nga Canal+ .
“Sigurisht, ata kanë disa dëmtime, kjo nuk mund të injorohet. Por unë jam i sigurt se ata do të jenë në gjendje të rimarrin nivelin e tyre.
Kështu që ne duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet sepse, kur ata të gjejnë çelësin, unë mendoj se ata nuk do të humbasin kurrë një sërish qoftë edhe një pikë të vetme”.

