Portali ‘Sportmania’ vazhdon ta mbajë ekskluzivitetin e merkatos në futbollin vendor, teksa pasditën e sotme është konfirmuar edhe një paralajmërim tjetër i ynë, ku skuadra e Bashkimit ka prezantuar futbollistin Emir Asani.

“Sportmania” të njejtën e kishte paralajmëruar me 31 dhjetor.
Njoftimi i KF Bashkimit:
Talenti 21 vjeçar, Emir Asani, me prejardhje nga Kumanova, nxënës i akademisë së FC Shkupit i bashkohet Armates Zi-Gjelbert! Pas dy sezonesh në ligën e dytë me KF Arsim-in, Asani ka vazhduar karrierën e tij te FC Shkupi dhe tani është pjesë e skuadrës sonë. MIRËSEVJEN NË KLUBIN TONË EMIR!

