Struga Trim Lum ka zyrtarizuar sot transferimin e mbrojtësit të majtë senegalez, Pape Fall.

Futbollisti 24-vjeçar i bashkohet kampionëve të Maqedonisë së Veriut nga klubi letonez, FK Liepaja.
Interesant është fakti se Struga Trim Lum dhe FK Liepaja ishin përballur më parë në ndeshjet europiane, duke krijuar një lidhje të veçantë mes dy klubeve.
Pape Fall është lojtari i dytë që kalon nga FK Liepaja te Struga, pas mesfushorit Hogan Ukpa.

