Lajmi ekskluziv i publikuar nga Sportmania për transferimin e Memetriza Hamza te Struga Trim Lum, sot ka marrë konfirmim edhe nga vet kampionët e vendit.

Para disa minutave Struga Trim Lum ka prezantuar Memetriza Hamza si prurjen më të re në skuadër.
Hamza nisi me futboll te shkolla e futbollit Dardanët në lagjen Teqe të Tetovës, më pas është rritur në kategoritë e reja të Shkëndijës së Tetovës, për të kaluar më pas te Besa e Dobërdollit prej ku kaloi te Bashkimi.

