E anuloi stuhia, ja kur mund të luhet derbi ku priste minuta Broja

Derbi i Mersejsajdit ndërmjet Evertonit dhe Liverpulit në “Goodison Park” është shtyrë, kjo për arsye sigurie për shkak të motit të keq të shkaktuar nga stuhia “Darragh”. Një paralajmërim i motit për erëra të forta u lëshua për Liverpulin të shtunën në mëngjes mes kushteve të vështira atmosferike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ndeshja u anulua pas një takimi midis të dy klubeve dhe përfaqësuesve nga Policia e Mersejadit dhe Këshilli Bashkiak i Liverpulit. Ndeshja duhej të fillonte në orën 12:30 dhe ishte derbi i fundit i ligës midis dy skuadrave rivale në “Goodison” përpara se Evertoni të transferohet në një stadium të ri në 2025.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar për erëra deri në 90 mph në disa pjesë, ndërsa Policia lëshoi paralajmërimin e saj të kuq të premten, për zonat e Uellsit Perëndimor dhe Jugor, ku dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji. 11-12 shkurti dhe 18-19 shkurti 2025 janë data të mundshme të rikuperimit të kësaj ndeshjeje, ndërsa Premier Liga ka gjithashtu edhe dy data të lira në mesjavë për ndeshje të shtyra: 22- 23 prill dhe 13-15 maj 2025.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close