Merr epitetin e më të mirit, Doriev edhe në formacionin e sezonit nga “Transfermarkt” dhe “Championat.Asia”

“Transfermarkt” dhe “Championat.Asia” kanë përmbledhur rezultatet e sezonit në Superligën e Uzbekistanit, aty ku luan edhe futbollisti nga vendi jonë, Lupço Doriev.

Sulmuesi nga Strumica është përfshirë në formacionin më të mirë të Superlgës së këtij vendi.

Doriev që vlerësohet 1.2 milionë euro nga transfermarkt, është në mesin e më të mirëve, pasi shkëlqeu me gola dhe asiste për ekipin e tij Sogdiana.

“Sulmi i ekipit tonë simbolik përbëhet ekskluzivisht nga lojtarë nga vendet e ish-Jugosllavisë. Lupço Doriev ka 12 gola dhe 7 asiste në 25 ndeshje të Superligës”, shkruhet mes tjerash në artikullin e publikuar nga faqja e “Transfermarkt”.

Gjithashtu sipas një votimi për lojtarin më të mirë të sezonit në Uzbekistan, Lupço Doriev ka marrë këtë epitet, duke mposhtur konkurencën me 4 futbollistë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close