Koll Palmer ‘rrëmbeu’ vëmendjen pasi ylli i Çellsit përmes rrjeteve sociale shfrytëzoi rastin për të bërë shaka me një lojtar të Aston Villas. Palmer u tall me Morgan Rogers në rrjetet sociale pasi Çellsi mposhti Aston Villan me rezultat 3-0 në ‘Stemford Brixh.

22-vjeçari në fund për paraqitjen e tij mori çmimin si ‘Lojtari më i mirë’ pasi në këtë sfidë pati një gol dhe një asistim. Pas përfundimit të takimit, Palmer postoi një fotografi në Instagram duke shfaqur një bisedë mes tij dhe Roxhersin.
Në atë diskutim privat, i cili duket se është bërë para ndeshjes mes dy ekipeve, shfaqet Roxhers duke i thënë Palmerit se ai nuk do të shënojë ndonjë gol ndaj Aston Villas.
Sidoqoftë, Palmer ia doli të shënojë dhe iu kundërpërgjigj menjëherë kundërshtarit të tij: “Lojtari i ndeshjes po kthehet me mua”.
Palmer dhe dhe Roxhers kanë një marrëdhënie shumë të afërt, pasi më parë kanë luajtur së bashku tek akademia e Man. Sitit.

