Roma në krizë, mendon të angazhojë trajnerin e pensionuar!

Roma së fundi po kalon në një kohë krize. Pas shkarkimit të De Rossit në fillim të sezonit, Roma i besoi pankinën kroatit Juriq mirëpo pas disfatës turpëruese ndaj Fiorentinës, Roma po mendon ta largojë atë.

Tashmë drejtuesit po mendojnë të rikthejnë nga pensionimi legjendën e klubit, Klaudio Ranieri. Ranieri, së fundi ka qenë trajner i Kaliarit ku u pensionua nga menaxhimi në fund të këtij sezoni.

Roma, aktualisht gjendet në pozitën e 11-të në tabelë dhe ka gjithsej 10 pikë, dhe rikthimi i Ranierit mund të ndalojnë ecurinë negative të “giallorosëve”./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close