Bashkimi deklason Vardarskin, Arsimi ndalet në barazim 1-1 me një futbollist më pak

Në Ligën e Dytë Futbollistike, u zhvilluan përballjet e javës së 10-të. Lideri aktual tani është skuadra e Bregallnicës, e cila deklasoi Borecin me 4-0 dhe tani ka 24 pikë, duke lënë pas Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Bashkimin me nga 23 pikë.  

Bashkimi siguroi 3 pikë në terrenin e skuadrës Vardarski, duke shënuar 3 herë në portën e vendasve. Ndërkohë Makedonija Gjorçe Petrov nuk shkoi përtej një barazim pa gola në terrenin e Detonit Plançkovicës.

Skuadra e Arsimit u ndal në barazim 1-1 ndaj Kozhuvit dhe mbylli takimin me një futbollist më pak, për shkak të kartonit të kuq.

Liga e Dytë – Java 10

Kozhuvi 1–1 Arsimi

Vardarski 0–3 Bashkimi

Detonit 0-0 Makedonija Gj.P.

Bregallnica 4–0 Borec

Vardari (Negotinë) 3–1 Novaci

Kamenica Sasa 4–1 Pobeda

Osogova 0–2 Lihnidos

Skopje 0–2 Bellasica

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close