
Bajern Munihu, nikoqiri i ndeshjes së sotme (ora 21.00), e ka ndaluar Dinamo Zagrebin që të stërvitet në stadiumin “Allianz Arena” para ndeshjes së sotme, pavarësisht se rregullat e UEFA-s e kërkojnë një gjë të tillë dhe janë të detyrueshme.
Shpjegimi nga gjiganti bavarez ishte se fusha e stadiumit është në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë dhe pwrplot me vrima. Ai ishte i tillë nga Kampionati Evropian që u zhvillua këtë verë dhe nuk ndihmoi edhe fakti që u ndërrua dy herë që atëherë.
Bari i ri nuk ka mundur të shtrihet për shkak të temperaturave të larta, ndërsa javët e fundit ka pasur reshje të dendura shiu. Për shkak të gjithë kësaj, Dinamo u stërvit në Zagreb dhe më pas shkoi në Munih.

