Mposhtet nga Wisla, Llapi eliminohet nga Europa League

Llapi eliminohet nga Europa League, teksa u mund me rezultatin e përgjithshëm1-4 nga polakët e Wisla Krakow.

Me ndeshjen e parë që ishte mbyllur me fitoren 2-0 të polakëve, skuadra e Llapit tentoi që të ndryshonte fatin në takimin e dytë, që u luajt këtë të enjte në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, por nuk ia doli të kishte sukses, pasi kjo përballje përfundoi me rezultatin 1-2.

Miqtë patën mundësinë që të zhbllokonin sfidën në minutën e 16’ me Sukiennicki, por ai gol u anulua për pozicion të parregullt, me pjesën e parë që përfundoi me barazim pa gola.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 58’ me Rodado-n që i dha avantazhin ekipit të Wisla-s.

Vendasit provuan të barazonin dhe ia dolën në minutën e 71’ me Tahirin, që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Blakqori.

Rezultati i kësaj përballje u vulos në minutën e 90’, me Kiakos që shënoi edhe golin e dytë për polakët.

Pas eliminimit nga Europa League, Llapi kalon në Conference League, ku do të përballet me ekipin e danezëve të Brondby.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close