Kombëtarja e Brazilit u eliminua nga Uruguai në çerekfinalen e Copa America.

Një video në rrjetet sociale është publikuar e cila po merr shumë reagime.
Është futbollisti i Al Hilalit, Neymar, i cili pas ndeshjes kishte shkuar në diskotekë.
Në video shihet se si Neymari nuk mund t’i ndalte lotët, derisa shokët e tij tentonin ta ngushëllonin.
Neymari nuk arriti t’ishte i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e ka pësuar muaj më parë sa ishte te klubi nga Arabia Saudite.

