Liderët e Premierligës kanë filluar stërvitjet në grupe të vogla, dhe nga nesër do të stërviten normalisht.

Kështu, fotoreporterët që ishin aty afër kanë shkrepur një fotografi të jashtëzakonshme, me një prind që tërheq lartë fëmijën e tij, për të parë stërvitjet e Liverpoolit.
Mund ta imagjinoni vetëm se sa i lumtur ka qenë ky djalë, duke parë yjet e skuadrës së tij të zemrës duke u stërvitur.
Liverpool janë lider të Premierligës, dhe janë dy fitore larg titullit të kampionit, pas pritjes 30 vjeçare./Lajmi.net/


