24 vjeçari raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Bayern Munich dhe po insiston për një transferim me çdo kusht te kampionët gjerman.

Prandaj, City do të detyrohet ta shesë atë këtë verë, dhe oferta e parë e bavarezëve ishte 40 milionë euro, e cila u refuzua.
Bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë javëve të ardhshme, dhe pritet që shumë shpejt të arrihet marrëveshje.
Vlen të ceket se Sane ishte afër Bayernit edhe verën e kaluar, por lojtari pësoi një dëmtim dhe gjithçka u pezullua./Lajmi.net/

