Vazhdojnë lëndimet në Serie A, kësaj radhe mesfushori i njohur spanjoll

La Gazzetta dello Sport pretendon se spanjolli ka pësuar një problem të muskujve dhe gjendja e tij do të monitorohet gjatë ditëve në vijim.

Një problem i ngjashëm që Manolas pësoi më herët dhe 10 ditët e para të stërvitjes kanë sjellë komplikime për trajnerin Gennaro Gattuso, i cili ka respektuar rregullat e bllokimit duke ruajtur distancën sociale në seancat e tij, përcjell lajmi.net.

Ekipi ka qenë duke vrapuar shumë, ka pasur seanca aerobike dhe ushtrime me top, përfshirë edhe kalimin e topit mes shokëve të skuadrës.

Shqetësimet për efektin e një ndalese dy-mujore janë konfirmuar në Castel Volturno, pasi dy prej lojtarëve të tyre kanë pësuar lëndime muskulore brenda vetëm 10 ditëve. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close