Mesfushori kroat i Al-Shabab, Ivan Rakitic është rikthyer për të folur për kampionatin spanjoll, në veçanti për klubin e Real Madrid.

Lojtari që në Spanjë ka luajtur për emra si Barcelona e Sevilla, ka vlerësuar në maksimum një prej rivalëve kryesorë të këtyre dy skuadrave.
Në një prononcim për mediet, Rakitic theksoi se ndaj Real Madrid-it duhet treguar vetëm respekt, ndërsa shtoi se presidenti i “Los Blancos” Florentino Perez bën çdo gjë në mënyrë perfekte.
“Nuk po flas vetëm për këtë sezon, por për faktin se ata i bënë gjërat mirë për të pasur një bazë solide, për të dominuar për disa vite. Unë flas me respektin më të madh sepse ata kanë qenë kundërshtarët e mi për shumë vite, por duke parë se çfarë po arrin Florentino Perez më bën të them se duhet hequr kapelja”-deklaroi Rakitic.

