Liverpooli ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit italian të Juventusit, Frederico Chiesa. Kështu ka raportuar “football-italia” të martën. 26-vjeçari me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Chiesa ka refuzuar ofertën e parë të Juventusit për vazhdimin e kontratës. Ai pritet të largohet gjatë verës së këtij viti nga skuadra italiane.
Chiesa në edicionin aktual ka shënuar gjashtë gola në 18 ndeshje. Skuadrës së Juventusit iu bashkua në verën e vitit 2022 nga Fiorentina, ku u zhvillua si lojtar.

