Shkëndija dhe mbrojtësi Ardian Limani kanë ndarë rrugët. Tetovarët përmes një njoftimi në kanalet zyrtare kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin nga Kosova.

“Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme. Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metutjeshme në sfidat e tij të ardhshme”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.

