Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës tani pjesë e PFC Sogdiana nga Uzbekistani shfrytëzon pauzën dimërore për të qëndruar në vendlindje. Me këtë rast reprezentuesi i Maqedonisë ka gjetur kohë për të gëzuar fëmijët e çerdheve të shkollave në Komunën “Novo Selo” të Strumicës.

Doriev ka sponsorizuar dhe organizuar përgatitjen e 550 pakove të mbushura me artikuj ushqimorë (çokollada e dhurata) dhe të njejtat bashkë me miq e një “Baba Dimër” të improvizuar personalisht i ka dhuruar në çdo çerdhe duke gëzuar 550 fëmijë të këtij rajoni.
“Duke pasur parasysh se vij nga kjo komunë dëshiroja të gëzoj më të vegjëlit që janë e ardhmja jonë. Dua t’u uroj festa të bukura me porosinë që giithmonë të merren me sport, sepse përmes sportit arrihen suksese kulmore, por edhe ndërtohen personalitete cilësore. Shpresoj që nga Komuna ime së shpejti të dalin personalitete të reja nga sporti dhe sferaf tjera”, thotë Doriev që përmes këtij aksioni ka shfaqur anën e tij njerëzore si personalitet me kulturë të lartë në përgjejgësitë e tij shoqërore.
https://www.facebook.com/share/p/AerogNKd9cnsNG7W/?mibextid=WC7FNe

