Jürgen Klopp, trajner i Liverpool-it, para pritjes së Manchester United të dielën (17:30) për ditën e 17-të të Premier League do të shprehej:

“Është gjithmonë kështu dhe nuk më pëlqen kur titujt e gazetave nuk janë të mirë për United, para se të luajmë me ata, sepse ndihem sikur ndeshja ka përfunduar. Unë nuk e ndjek United nga afër, sa për të ditur saktësisht se cili është problemi, pashë që Erik ten Hag u votua si trajneri i muajit në nëntor, pashë që ata janë një ekip në formë, sipas rezultateve muajin e kaluar.
Si mund të jenë keq ata, nuk e kuptoj. 7-0 që u shkaktuam atyre marsin e kaluar është një rezultat i çuditshëm, që ndodh vetëm një herë në jetë. Nuk e di nëse kjo ndihmon dikë për ndeshjen e radhës, është një ekip që humbi 7-0 dhe jo një ekip që fitoi 7-0, kjo është diçka tjetër.
Nëse i shpërfillni të gjitha këto, ne thjesht do të luajmë një ndeshje futbolli kundër rivalëve, rivalëve historikë, Liverpool FC është në shtëpi në “Anfield”. Kjo në vetvete duhet ta bëjë atë një ndeshje të veçantë dhe kjo është ajo që dua të shoh nga ne: një ndeshje speciale”.

