David De Gea do të rikthehet në Premierligë, por jo tek Manchester United. Portieri spanjoll raportohet se është pranë marrëveshjes me Newcastle United.

33 vjeçari do të zëvëndësoi portierin e lënduar të “laraskave” Nick Pope.
Rikthimi i spanjollit në Premierligë pritet të bëhet realitet nga 1 janari.
De Gea është pa skuadër që nga largimi në verë nga Manchester United.
Te Newcastle ai do të luftoi për pozitën e titullarit me Dubravkan.

