E kryer, rekordmenët e Libertadores shpërblejnë Carlos Tevez

Rinovim për Carlos Tevez. Ish-sulmuesi i famshëm ka gjetur akordin për të firmosur deri në 2026 me Independienten, aty ku qëndron në pankinë prej fundit të gushtit.

Tevez ka drejtuar deri tani në 14 ndeshje skuadrën argjentinase, që renditet përkohësisht në vendin e pestë me 23 pikë. Tri më pak se Huracani kryesues.

Drejtuesit e 7 herë fituesve të Kupës Libertadores (rekord), janë të kënaqur me punën e Tevez, të cilin i kanë ofruar rinovimin deri në 2026.

Palët kanë arritur në parim marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit dhe firma mbi kontratën e re është çështje kohe.

Kjo është aventura e dytë si trajner për 39-vjeçarin, i cili gjatë vitit të kaluar drejtoi edhe Rosario Central.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close