Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, janë në mesin e 20 golashenuesve më të mirë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Të dy deri më tani kanë shënuar nga tre gola për Shqipërinë, në gjashtë ndeshjet kualifikuese për “EURO 2024.
Golashenuesi më i mirë deri më tani është sumuesi belg, Romelu Lukaku me 9 gola, i ndjekur nga portugezi, Cristiano Romaldo me 7.
Erling Haaland i Norvegjisë, Rasmus Højlund i Danimarkës, Kylian Mbappe i Francës dhe Scott McTominay i Skocisë kanë nga 6 gola të shënuar.
Listën e 10 golashenuesve më të mirë e mbyllin Zeki Amdouni i Zvicrës, Harry Kane i Anglisë, Giorgos Masouras i Greqisë me 5 gola, ndërsa Bruno Fernadez ka 4 sosh,
Me nga 4 gola të shënuara deri më tani janë edhe Alvaro Morata, Bukayo Saka dhe Benjamin Sheshko i Sllovenisë./IndeksOnline/


