Messi: Barcelona përfiton nga ky pushim i detyrueshëm

Kapiteni i Barcelona nuk ka luajtur që kur shënoi golin fitues kundër Real Sociedad më 7 mars, me futbollin spanjoll të pezulluar në mesin e shpërthimit të virusit duke lënë skuadrën e tij në krye të tabelës me dy pikë përpara Real Madrid, me nëntë ndeshje për t’u luajtur.

”Ky pushim mund të përfundojë duke na sjellë dobi, por ne do të shohim nëse ata mund të rifillojnë garat dhe nuk do të kemi dyshime, sepse do të kontrollojmë nivelin që kemi ose mund të arrijmë kur të rifillojmë”, tha Messi për Mundo Deportivo.

Argjentinasi gjithashtu thotë se ai po ndjehet në formë mjaft të mirë pavarësisht izolimit në shtëpi.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close