Besart Krivanjeva: Besoj se ne do të jemi fitues të derbit të liqenit!

Struga Trim Lum dhe Voska do të luajnë nesër për ndeshjen e xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor. Para kësaj sfide, nga tabori i kampionëve në fuqi, ka folur mbrojtësi Besart Krivanjeva.

“Lodhësia është prezente tek skuadra, mirëpo rezultatet pozitive gjithnjë na bëjnë të japim më të mirën dhe të besojmë shumë tek vetëvetja. Kështu është edhe në prag të ndeshjes me Voska Sport, një skuadër e re kjo në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndaj së cilës me siguri që do të kërkojmë tre pikët e plota. Kjo ndeshje është e veçantë, pasi për herë të parë në historikun e dy qyteteve të bukura buzë liqenit, do të ndodh që dy skuadra shqiptare të përballen njëra me tjetrën në kuadër të Ligës së Parë. Edhe përkundër kualiteteve që posedon skuadra kundërshtare, unë besoj te grupi që kemi dhe përvoja, ashtu që besoj se do jemi neve fituesit e parë të derbit të liqenit” – u shpreh Besart Krivanjeva.

Ndeshja zhvillohet nesër në qytetin e Ohrit, duke nisur nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close