Publikohen çmimet për ndeshjet e Europianit “Gjermani 2024”

UEFA ka publikuar çmimet e biletave për fazën finale të Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani. Nga data 14 qershor deri më 14 korrik 2024, zemra e futbollit të kontinentit të vjetër do të “rrahë” në dhjetë stadiume në vendin e Europës Qendrore nga ku më pas do të mësohet se cili do të jetë ekipi më i mirë në Evropë.

Shqipëria shpreson të jetë atje, pasi aktualisht është në vendin e pare në grup dhe i ka shanset shumë të mira. Nëse kjo ndodh dhe ju dëshironi të shkoni në një ndeshje, ose nëse thjesht dëshironi të merrni pjesë në një ngjarje kaq të madhe si tifozë futbolli, çmimet që do t’ju kërkohet të paguani ndryshojnë. Dhe janë për çdo portofol.

Në ndeshjet e fazës së grupeve çmimet fillojnë nga 30 euro dhe arrijnë në 200. Në ndeshjen hapëse çmimi është nga 50 deri në 600 euro. Në fazën e “16-tshes” do të duhet të paguani nga 50 deri në 250 euro.

Në çerekfinale kostoja do të jetë nga 60 deri në 300 euro, në gjysmëfinale nga 80 në 600, ndërsa në finalen e madhe biletat më të lira do të kushtojnë 95 dhe më të shtrenjtat 1000 euro.

Në të njëjtën kohë, do të ketë edhe ulëse në pjesët VIP të stadiumeve, të cilat do të kushtojnë 400 euro për fazën e grupeve, 900 për ndeshjen hapëse, 500 në fazën e “16-tshes”, 700 për në “8-tshe”, 900 në për ndeshjet çerekfinale “4-she” dhe 2000 euro në finale e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close